Site icon PrishtinaPress

Ministria e Infrastrukturës investon 600 mijë euro për rrugët në Zubin Potok

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e rrugëve në Komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Lekaj përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se projektet financiare kapin vlerën prej 600 mijë eurosh.

“Para disa ditëve me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, e sot me kryetarin e Zubin Potokut, Stefan Vuloviç, nënshkruam memorandume bashkëpunimi për projekte infrastrukturore edhe në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

Ne jemi të përkushtuar që përmes infrastrukturës t’u ofrojmë mundësi të gjithë qytetarëve dhe të gjitha pjesëve të Kosovës, që në mënyrë të barabartë të zhvillojnë vetveten. Në këtë frymë dhe me këtë synim, sot nënshkruam memorandum mirëkuptimi për mbështetje financiare në dy projekte me një vlerë rreth 600 mijë euro për Komunën e Zubin Potokut”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

 

Exit mobile version