Neymar ka gëzuar tifozët e Barcelonës.
Neymar i ka dhënë një lajm të madh tifozëve të Barcelonës pas triumfit historik ndaj Paris Saint-Germain, shkruan “Marca”, përcjellë Gazeta Blic
Sipas yllit brazilian, Messi shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Argjentinasi ka kontratë aktuale e cila i skadon në qershor të vitit 2018, dhe kjo ka bërë që së fundmi të shtohen zërat se 29-vjeçari mund të largohet nga “Camp Nou”.
“Messi do të rinovojë, kjo është e sigurt”, tha Neymar për ‘beIN Sport’.
Sipas rapotimeve të fundit, blaugranët janë të gatshëm t’i ofrojnë në kontratën e re 35 milionë euro në vit argjentinasin.