Site icon PrishtinaPress

Moti ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shi, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga o deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq presioni atmosferik gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Exit mobile version