Sot do të varroset Laurent Krasniqi, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familjari i tij, Egzon Krasniqi, përmes një njoftimi mortor.
Laurent Krasniqi, i lindur më 27 gusht 1997, do të varroset sot, më 3 shtator 2026, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Llukar.
Familja, me dhimbje të thellë, ka njoftuar për humbjen e të dashurit të tyre, duke kërkuar mëshirën e Zotit për të ndjerin.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftimin e familjes.
Në fund të njoftimit, familjarët kanë shkruar: “Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!”.





