Nga 10 deri më 19 korrik, Albi Mall, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, shndërrohet në destinacionin ideal përtë gjithë dashamirët e librit.
Për dhjetë ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinëtë eksplorojnë një botë të pasur me tituj për çdo moshëdhe çdo shije, duke përfituar edhe nga zbritje të veçantanë një përzgjedhje të gjerë librash.
Gjatë këtij edicioni, vizitorët do të kenë mundësinë tëpërfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritjespeciale që arrijnë deri në 50%, duke u dhënë lexuesvemundësinë të pasurojnë bibliotekën e tyre personale me tituj nga zhanre të ndryshme, në çmime më të favorshmese kurrë.
Për më të vegjlit, panairi do të sjellë edhe aktiviteteargëtuese dhe edukative të frymëzuara nga libri, duke e bërë vizitën një përvojë të veçantë për të gjithë familjen.
Përmes lojërave, leximit dhe aktiviteteve kreative, fëmijëtdo të kenë mundësinë të afrohen edhe më shumë me botën magjike të librave.
Në një kohë kur ritmi i përditshëm është gjithnjë e më ishpejtë, libri mbetet një nga dhuratat më të çmuara qëmund t’i bëjmë vetes dhe atyre që duam. Prandaj, kypanair është një ftesë për të ndalur për pak çaste, për tëshfletuar një libër të ri dhe për të rizbuluar kënaqësinë e leximit.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit të Librit në Albi Mall, nga 10 deri më 19 korrik, dhe të përjetoni dhjetë ditë tëmbushura me kulturë, kreativitet dhe dashuri për librin.
Libri hap horizonte. Takimi ynë i radhës është në Albi Mall.





