Site icon PrishtinaPress

Pak ditë para fillimit të vitit shkollor, Jasharaj del me një kërkesë për Nagavcin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci që të dal me qëndrim dhe zgjidhje për rreth 400 punonjës të arsimit të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.

Ai ka thënë se për një vit atyre u ishte siguruar që të mos punonin dhe t’i merrnin pagat, por se ende nuk ka zgjidhje për ta për vitin e ri shkollor.

Në një takim me kryetarët e nivelit komunal të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Jasharaj kërkoi nga MASHTI që të arrihet një zgjidhje për mësimdhënësit që vuajnë nga sëmundje të rënda.

“Ne kërkojmë nga ministrja Nagavci që të marrë qëndrim dhe të kemi një situatë të zgjedhur për kolegët tanë me sëmundje të rënda, ngase ata janë pezull. Një vit u është siguaruar që të mos punojnë e të marrin paga. Ky numër mbetet i lartë. Janë diku 400 punonjës të arsimit me sëmundje të rënda, si kanceri etj, por nëse MASHTI nuk bën zgjedhje ata do të detyrohen që të shkojnë në shkollë sa për të ruajtur vendin e punës, e sa të ushqejnë familjet e tyre”, tha Jasharaj.

Exit mobile version