Site icon PrishtinaPress

Ky është 23-vjeçari që u kap me armë ilegale në Lipjan, përfundon në ndalim policor

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë. Një rast i tillë u zbulua edhe së fundmi në Sllovi të Lipjanit, pasi Policia ndali një veturë, ku u arrestua një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Endrit Sopën, 23-vjeçar, i është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Pas kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur një armë me karikator, si dhe rreth 10 fishekë, që janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Exit mobile version