Site icon PrishtinaPress

Pacolli: AKR-ja shpall zgjedhjet e brendshme

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, bëri të ditur se partia të cilën ai e drejton do të mbaj nesër (e shtunë), konventën që hap zgjedhjet e brendshme të Aleancës Kosova e Re.

Postimi i plotë i Pacollit në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar anëtarë të Aleancës Kosova e Re,
Të nderuar mbështetës dhe simpatizantë të AKR-së,
Kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju ftoj që të merrni pjesë në Konventën që hap zgjedhjet e brendshme të Aleancës Kosova e Re, e cila do të mbahet nesër në hotelin Emerald, datë 27.10.2018, duke filluar nga ora 13:00.
Aleanca Kosova e Re angazhohet për promovimin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe njerëzor, si dhe fuqizimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Procesi Zgjedhor i AKR-së, është mundësi ideale e përfshirjes së secilit qytetarë, në procese aktive politike në të mirë të vendit. AKR është parti ku zëri i juaj dëgjohet.
Ju ftojë t’i bashkoheni këtij procesi.
Prania e juaj në Konventën e hapjes së zgjedhjeve do të na nderonte!

Exit mobile version