Site icon PrishtinaPress

Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Në këtë seancë e cila do të mbahet më 8 qershor, parashihet shkarkimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal.

Kërkesa për seancë është nënshkruar nga 24 këshilltarë komunal.

 

Exit mobile version