Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë të enjte në Tiranë në kuadër të iniciativës “Open Balkan”. Lajmin e bën me dije gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.
Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës.