Oda e Infermierëve kërkon hetim pas sulmit fizik ndaj një infermiereje në Prishtinë

Një infermiere e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është sulmuar fizikisht derisa po ofronte shërbime shëndetësore në terren.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kalabria”, ku infermierja kishte shkuar në shtëpinë e një pacienti për të kryer detyrën e saj profesionale.

Pas incidentit ka reaguar Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, e cila e ka dënuar sulmin.

OIK ka vlerësuar se çdo formë e dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë është e papranueshme, veçanërisht kur ata janë duke ofruar kujdes për qytetarët.

“Profesionistët shëndetësorë duhet të jenë të mbrojtur dhe të sigurt gjatë ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në reagimin e OIK-ut.

OIK u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që rasti të trajtohet me seriozitet, të hetohen rrethanat dhe ndaj personave përgjegjës të ndërmerren masat e parapara me ligj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img