As këtë muaj zyrtarëve publikë nuk iu kanë ekzekutuar në pagat e tyre shtesat e parapara në Ligjin për Paga.
Ministria Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ende nuk janë finalizuar të gjitha listat përkundër punës intensive dhe se shtesat për muajin shkurt dhe mars do të ekzekutohen në pagën e muajit prill.
“Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill”, shkruhet në njoftim.
Ministria thotë se komisionet për përcaktimin e shtesave tashmë janë themeluar dhe kanë mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa.