Site icon PrishtinaPress

Nuk ka kuorum për shfuqizimin e Speciales

Ambasadorët e pesë shteteve perëndimore kanë arritur të parandalojnë edhe një herë shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke ndikuar që të mos mbahet mbledhja e kryesisë ku do të diskutohej projektligji për këtë çështje.
Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e VV’së, dhe të 6 plus. Aty megjithatë ka marrë pjesë Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga PAN, i cili është deklaruar kundër rrëzimit të Speciales duke u rreshtuar në krah të Kadri Veselit. Po ashtu ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i LDK’së Kujtim Shala.

Takimi ishte paraparë të mbahet në ora 11:00, por duket se takimi i ambasadorëve me Thaçin, e Veselin ka dhënë fryte.

 

Exit mobile version