Site icon PrishtinaPress

Fillimi i biznesit në Kosovë bëhet vetëm për dy ditë

Edhe në këto vite në Kosovë ka vazhduar procesi i mbylljes dhe hapjes së bizneseve të reja në Kosovë. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimeve të Bizneseve (ARBK), Gazmend Mejzini, bëri me dije se regjistrimi i biznesit në Kosovë është shumë e thjesht.

“Koha është shumë e shkurtër për të regjistruar një biznes, ka transparencë të madhe. ARBK-ja ka një qendër të regjistrimit të biznesit. Kemi edhe 28 qendra Onestop shop në të cilin ofrohet shërbime në komunat e Kosovës. Në ofrojmë këto shërbimet e njëjta si në Prishtinë në qendër, po ashtu edhe nëpër komunat e Kosovës”, deklaroi ai në emisionin e mëngjesit në RTK.

Mejzini, vlerësoi se nëse krahasohet koha që është dashur për ta regjistruar një biznes ka një ndryshim shumë të madh. “Me parë është dashur kohë që të fillohet një biznes. Më parë është dashur 57 ditë për të filluar një biznes në Kosovës, tani duhet vetëm dy ditë”, tha Mejzini.

Ai tha se nëse ndonjëri dëshiron të regjistroj biznes duhet të shikohet tregu dh nevojat që janë në ekonominë tonë. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimeve të Bizneseve, Gazmend Mejzini, foli edhe për bizneset online.

“Ne kemi filluar shërbimin ku bizneset mund të regjistrojnë online bizneset. Është edhe manuali për përdoruesit ku vendosin ata që duan të regjistrohen online. Çdo gjë bëhet në mënyrë elektronike”, tha Gazmend Mejzini.

Exit mobile version