Versioni Nokia 6.1-inç me 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, tani është në dispozicion për shitje në Evropë.
Veçanërisht, Gjermania është tregu ku ky model është tani për shitje, me shitësin ComStern duke e ofruar atë me çmim prej 302 euro, transmeton Koha.
Gjithashtu, ky model është listuar edhe në uebfaqen e Amazonit në Gjermani me çmim prej 337 euro.
Nokia 6.1 4GB/64GB (ose Nokia 6 (2018), siç është quajtur më herët) është lansuar muajin e kaluar në Indi. Përveç konfigurimit të memorieve, çdo gjë tjetër është e ngjashme me versionin standard.