Një nxënëse 13-vjeçare nga Britania e Madhe ka siguruar një vend në çerekfinalen e America’s Got Talent pasi ka mahnitur jurinë me performancën e saj të jashtëzakonshme.
Courney Hadwin nga Hesleden në County Durham u duartrokit nga të pranishmit pas performimit të këngës “Hard to Handle” nga Otis Redding.
Howie Mandel, njëri nga anëtarët e jurisë ishte aq i mahnitur me performancën e 13-vjeçares sa shtypi butonin për ta dërguar drejt në çerekfinale.