Humoristi Rasim Thaçi-Cima, është njëri ndër personazhet më të pëlqyera nga bota e artit. Cima është artisti i cili njihet që moti kur luante në “Treshi përsheshi” bashkë me Lecin e ndjerë dhe Qumilin.
Shpeshherë aktori në skeqet e tij ka përmendur gruan e tij Shukrijen, por nuk na ka rastis që ta shohim atë shpesh në publik, transmeton Lajmi.net.
Po ashtu, sa i përket fëmijëve, përveç Adelinës e cila është fytyrë publike, dy djemtë e Cimës nuk i kemi parë në publik.
Më poshtë sjellim imazhe të familjes së aktorit.