Site icon PrishtinaPress

Messi nuk e harron zanatin (Foto)

Leo Messi vazhdon të shkëlqejë, për dallim nga Cristiano Ronaldo që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, edhe njëherë ka qenë shumë vendimtar për ekipin e tij, duke shënuar një gol në minutat e fundit ndaj Atletico Madridit, për t’ia siguruar tri pikë ekipit të Enriques.

Me këtë gol, ai shkoi në kuotën e 20 golave në La Liga, duke udhëhequr garën për Pichichin. Ronaldo mbetet në pozitën e tretë në këtë renditje (16), pas Suarezit (18) e Messi (20).

Ky ishte goli i 35’të për argjentinasin në 35 paraqitje këtë edicion, derisa Ronaldo regjistron vetëm 23 gola në 30 paraqitje deri më tani këtë edicion, dukshëm numra më të ulët se viteve të kaluara.

 

Exit mobile version