Ai në këtë shkrim përmes rrjetit social , Facebook, shtoi se disa të tjerë duhet bërë një sakrificë për vendin e tyre duke ju referuar Gjykatës Speciale.
Ky është shkrimi i plotë i Nitajt në Facebook:
“Sfida për Shtetin dhe Gjykata Speciale!
Edhe Tribunali i Hagës mund të ketë qenë padrejtë ndaj shqiptarëve, por Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit i ishte dorëzuara atij, duke e thënë atë fjalinë e famshme “sot më duhet ta bëjë edhe një sakrificë për vendin tim dhe kam vendosur të japë dorëheqje dhe nesër nisem për Hagë”!
Pa asnjë dyshim Gjykata Speciale, është e padrejtë, sepse është rasti i parë i krijimit të një gjykate një etnike! Por ndoshta, edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre!
Drejtësia jo gjithmonë është e drejtë!”