“Secili prej nesh dëshiron që problemet me Kosovën të zgjidhen. Zgjidhja pa dyshim që është në dialog dhe duhet të ketë kompromise këtë duhet ta pranojmë. Është më mirë që Kosova të ulet në OKB, sesa të ketë diçka të ngjashme si në Kumanovë”, thotë Jovanoviq.
Kujtojmë se me marrëveshjen e Kumanovës, Serbia u detyrua të tërheqë të gjithë forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Kjo marrëveshje ishte arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi carqet serbe për 78 ditë.
Jovanoviq tutje ka thënë se këto probleme nuk zgjidhen me nacionalizëm.
“Vuçiq po tenton të fitojë nga nacionalizmi, por atëherë nuk do ta dinë se ku do të jetojmë. Kjo është arsyeja pse ne të dy kemi dallime. Është e rëndësishme që të nënshkruhet marrëveshja me Kosovën, është obligimi ynë”, përfundon Cedomir Jovanoviq.
Ndryshe, ende nuk ka ndonjë datë për fillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nga BE-ja po kërkohet një marrëveshje përfundimtare e paqes