Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila është në koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe për koalicione pas zgjedhore me asnjë parti, duke përfshirë edhe PDK-në.
Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i pyetur nëse janë të gatshëm për një koalicion paszgjedhor me PDK-në e LDK-në, ka bërë të ditur se për këtë gjë nuk ka ende ndonjë vendim, shkruan lajmi.net.
“Marrja e këtij vendimi është kompetence e Këshillit Kombëtar të Nismës. Ky Vendim do të merret në kohën e duhur!”, ka thënë sekretari i Nismës, Bilall Sherifi për lajmi.net.
Ditëve të fundit është raportuar se AAK do të bëj koalicion paszgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë është mohuar nga partia e Ramush Haradinaj, por që nuk e kanë përjashtuar që një gjë e tillë të ndodh pas zgjedhjeve nacionale.