Sipas Dnevnik, Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn të martën pritet që ta vizitojë Maqedoninë, me qëllim që të ndihmojë për shpejtimin e zgjidhjes së krizës që e ka kapluar vendin, transmeton Gazeta Express.
Sipas burimeve të Dnevnik, nga Komisioni Evropian thonë se eurokomesari do të përpiqet që ta bind presidentin Gjorge Ivanov që të mandatojë liderin të LSDM-së, Zoran Zaev. për formimin e qeverisë së re.
Nuk dihet nëse Han do të realizoj një takim kokë më kokë me presidentin, pasi ky i fundit në agjendën e tij ka disa vizita jashtë vendit.