Site icon PrishtinaPress

NISMA e irrituar me Thaçin, paralajmëron se do ta dërgoj në Kushtetuese!

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për zhvillimet e fundit sa i përket emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Sherifi ka njoftuar për shkresën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u kishte dërguar partive në dhjetor të 2018-tës, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KQZ-së.

“Nga ai moment, ne kemi prit që konform shkresave zyrtare për të kandidur një anëtar, ne kemi prit që ai të thërras një kandidat nga Nisma. Ai nuk ka ftuar asnjë kandidat nga Nisma dhe tani presim që ashtu siç ka dërguar ftesa, para se të bëj emërimin e anëtarëve të rinj, të thërras edhe anëtarin e Nismës apo të na lajmëroj se ka heq dorë për të emëruar nga një anëtar të çdo grupi parlamentar”, ka theksuar Sherifi.

Sipas tij, Thaçi e ka për detyrë që këtë punë të nisur me shkrim ta përfundoj me shkrim.

“Sipas nenit 139 që ata vet e kanë cituar, pjesëtarët e KQZ apo kandidatët për tu emëruar bëhen nga partitë që kanë grupe parlamentare në kuvend. Përderisa opozita mendon se duhet të zbatohet formula 2-2-2, koalicioni kërkon që PAN të ketë anëtar veç e veç. Unë se di kujt i ka dërguar presidenti shkresë për PAN, tani nuk ka më koalicion por ka PDK, AAK dhe Nisma”, ka thënë tutje Sherifi, duke kërkuar që të di se kujt i është dërguar ftesa për dy anëtarë.

Sherifi theksoi se nëse ai (presidenti) mendon që PAN është PDK, atëherë i thotë që PAN nuk është as PDK, as AAK e as Nisma.

“Ne çdo raport e mbajmë veç e veç e jo si koalicion, prandaj mendoj se ai duhet të vazhdoj siç ka nisur, nga një anëtar secila parti, ose të na tregoj në cilën adresë ka dërguar shkresën për anëtarët e rinj, kush është personi përgjegjës. Ne e kemi emëruar anëtarin tonë, por po presim sqarim nga presidenti, se pse e ka ndërprerë procesin pa na informuar fare. Partitë që kanë përbërë PAN nuk janë marr vesh se kush do të jetë kandidati i tyre, ta zëmë se e pranojmë formulën 2-2-2, por PAN nuk ka folur kush janë personat që do të përfaqësojnë PAN. Ftesa e dërguar PDK-së s’mund të shndërrohet në ftesë e dërguar PAN-it. Nëse një kandidat, secilin që ka dërguar PDK, presidenti e dekreton si anëtar të PAN, atëherë ai po bën shkelje. Ne do ta dërgojmë në kushtetuese”, ka thënë ndër tjerash Sherifi.

Exit mobile version