Site icon PrishtinaPress

Hajnat vjedhin 44 mijë euro e franga zvicerane në një shtëpi në Ferizaj

Në fshatin Dremjak të Ferizajt mbrëmë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se janë vjedhur disa arka me para ku kanë qenë 44 mijë euro e 2 mijë e 500 franga zvicerane.

“Konfirmoj se rreth 20 e 10 minuta ka ndodhur rasti, ku janë vjedhur 44 mijë euro e 2 mijë e 500 franga zvicerane. Jemi duke bërë hetime për ndriçimin e rastit, ndërsa ende nuk ka të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Edhe në raportin e Policisë është raportuar për këtë vjedhje.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur tri arka në të cilat kishte para dhe stoli ari me vlere të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Exit mobile version