Nisin punimet për ndalimin e vërshimeve në lagjen Nakaradë të Fushë Kosovës

Ka filluar sot intervenimi për mbylljen dhe rregullimin e rrjedhës së ujit nga liqeni akumulues në Kodrën e Hirit, me qëllim parandalimin e vërshimeve që kanë prekur lagjen Nakaradë në Fushë Kosovë.

Punimet po realizohen me mbështetjen e Komunës së Fushë Kosovës, ndërsa rol kyç në këtë proces kanë pasur Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, dhe Drejtori i Inspekcionit, Durim Hajraj, të cilët janë falënderuar publikisht për angazhimin dhe gatishmërinë ndaj banorëve të zonës.

Intervenimi ka nisur në orët e mëngjesit dhe ka vazhduar gjatë gjithë ditës me punë intensive në terren. Sipas autoriteteve, aktualisht është arritur pothuajse stabilizimi i plotë i rrjedhës së ujit, duke reduktuar rrezikun e vërshimeve nga Kodra e Hirit drejt lagjes Nakaradë.

Sipas planifikimit, për përfundimin e plotë të punimeve nevojitet edhe një ditë tjetër.

Kjo ndërhyrje vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së një problemi të kahershëm dhe rritjes së sigurisë për banorët e kësaj zone.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img