Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:30)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca bëjnë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve (10:00)
Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës (Përballë Kuvendit të Kosovës, 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës (10:00)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem. Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit (Kabineti I kryetarit, 11:00)
Lëvizja FOL organizon konferencë për media dhe publikon raportin “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore” (Zyrat e Lëvizjes FOL, 11:00)
Komuna e Klinës mban diskutim publik rreth shëndetit mendor (Salla e Kuvendit Komunal, 14:00)
Në ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes” (Sheshi Skënderbeu, 16:00).
Mbahet koncerti duo në kitarë me Tringa Sadiku dhe Torrin Ëilliams (Kopshti i CNP, rruga UÇK në Prishtinë, 19:00).