Site icon PrishtinaPress

Nesër vendoset gjithçka, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit për raundin e tretë

Ashtu siç pritej, Ballkani ka kaluar pa ndonjë problem në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e dominoi në tërësi edhe ndeshjen e kthimit ndaj La Fioritas, e cila u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballkani shënoi fitore 6:0 për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 10:0 – shkruan Gazeta Express.

Albion Rrahmani shkëlqeu sonte me het-trik, Leonit Abazi shënoi dy gola dhe një Ermal Krasniqi.

Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras dhe pa gola. 

Kurse, ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Injector Arena”, nga ora 20:00.

Exit mobile version