Cllevio Serbiano është liruar nga policia, ku u shoqërua pak më parë.
Në një video live ai është shprehur se në polici është shoqëruar pasi kishte shkuar atje babai i reperit të njohur shqiptar, Noizy.
Cllevio ka treguar se atje ishte edhe avokati i tij që e përfaqësonte.
Ndër të tjera, ai tregon se ka pasur edhe një komunikim me Bashkimin, babanë e Noizyt.
“Më shikon, e di qe më rreh Noizy. Jo se po them une kot, por me video, me paramendim. E mbante njeri videon dhe Noizy me rrihte mua, me gjuante mua”, ka thënë Cllevio.