Site icon PrishtinaPress

Nesër nuk hapet ura mbi lumin Ibër

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë se ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk do jetë e hapur deri në përfundimin e ndërtimit të shëtitores në rrugën kryesore.

Rakiq ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel duhet të zbatohet në përpikmëri, transmeton lajmi.net.

Sipas tij punimet janë duke shkuar më shpejtë se që ishte e parashikuar.

Nesër në Mitrovicë do të qëndrojë shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila nga afër do t’i shikojë punimet tek Ura e Ibrit.

Exit mobile version