Nëse Barcelona arrin të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të shkruante historinë.
Kjo sepse asnjë ekip nuk ka arritur të kalojë në fazën e ardhshme, nëse ka pësuar me katër gola diferencë në ndeshjen e parë, siç pësoi Barça sot 4 me 0 nga PSG.
Dy gola të Angel Di Marias, një i Julian Draxlerit dhe një i Edinson Cavanit shokuan Barçën që tash i duhet të thyejë rekord për të kaluar në fazën tjetër të “Championsit”, raporton “OPTA”.