“Operacione të komplikuara vazhdojnë të kryhen edhe tek shërbimi i kardiokirurgjisë, një intervenim i tillë është kryer edhe tek pacienti i moshës 56-vjeçare i diagnostikuar si valvulë bikuspidale (ves i lindur) dhe me insuficiencë të avansuar të kësaj valvule, zgjerim i aortes ascendente mbi 6 cm, sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të sheqerit dhe të veshkëve. Pacientit iu krye operacioni kompleks në zemër me sukseses të plotë”, thuhet në njoftim.
“Operacioni i realizuar kishte si sukses zëvendësimin e valvules aortale, ndërrimin e aortes ascendente, reimplantimin e arterieve koronare (Bentall Operation). Gjithashtu pacientit ju realizu heqja e pllakës aterosklerotike nga arteria koronare (LAD coronary endartherectomy) dhe realizimi i tre bypass aorto-koronar”.
“Operacioni u realizua nga Ass. dr.Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe nga Prof.dr.Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular. Ekipi u mbështetë nga një staf me mbi 15 profesionisët shëndetësor (specializant, perfuzionist, instrumentare, teknik anestezioni). Pas ndërhyrjes kardiokirurgjike, pacienti lirohet në shtëpi në ditën e gjashtë post-operatore me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale”.
QKUK thotë se shpëtimi i jetës së 5 pacientëve është bërë falë bashkëpunimit ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në qendër.
“Pas reanimit nga ekipa reanimatore e Qendër Emergjente, 5 pacientë ( që ishin në vdekje klinike) menjëherë u është bërë angiografia- stentimi, apo intervenimi kardiokirurgjik. Pas reanimimit dhe intervenimit në sallë të kateterizimit, pacientëve u është vazhduar disa ditë mjekimi në kuadër të Mjekimit Intenziv Qendror, Njësi Koronare, apo Kardiokirurgji dhe tashmë nga gjendja e vdekje klinike gëzojnë shëndet të mire”.
“Pesë pacientët janë lëshuar në mjekim ambulantor në gjendje të mirë shëndetësore. E gjithë kjo punë është realizuar falë bashkëpunimit ekipor ndërmjet shërbimeve të ndryshme në QKUK”.
QKUK ka disa muaj që është në funksion 24-orësh për të trajtuar të gjitha rastet e infarkteve akute që kanë nevojë për intervenim të menjëhershme.
Kardiokirurgjia vazhdon të jetë e hapur 24/7 për të të gjitha patologjitë elektive dhe urgjente të zemër që kanë nevojë për ndërhyrje kardiokirurgjike.