Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme për në Kanada, ku do të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal, i cili do t’i fillojë punimet sot.
Sipas listës së folësve, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku do të flitet për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.
Forumi promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale, derisa në konferencën në Montral priten të marrin pjesë qindra lider nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.
Pjesëmarrësit do të përfshijnë personalitete kryesore nga bota e biznesit, krerë shtetesh, si dhe përfaqësues të shumtë të qeverive, organizave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.