Site icon PrishtinaPress

Në kushte shtëpie, Cristiano Ronaldos ia pret flokët e dashura e tij Georgina

Izolimi për shkak të coronavirusit dhe mbyllja e aktiviteteve shërbyese, ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në mbarë globin.

Ashtu si shumë meshkuj, edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo po përballet me mungesën e një berberi.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Mirëpo për këtë punë po kujdeset e dashura e tij, Georgina Rodriguez, e cila përgjatë të shtunës mori rolin e ‘floktares’ së partnerit të saj.

Ishte futbollisti 35-vjeçar, ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram një video, duke treguar momentin kur Georginaia ia rruan flokët atij.

“Qëndroni në shtëpi dhe bëjeni me stil”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e videos.

Përndryshe, futbollisti i Juventusit i cili prej kohësh jetonte në Itali, është rikthyer në vendlindjen e tij në Maderia të Portugalisë për të qëndruar në karantinë bashkë me familjen e tij.

Exit mobile version