Prokurori Petrit Kryeziu, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, tha për Gazetën Express se në vetaksidentin e ndodhur ka vdekur një person i moshës 20-vjeçe. Ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Prokurori Kryeziu tha se nuk dihet akoma nëse viktima ka qenë në cilesinë e shoferit apo pasagjerit, megjithatë dyshimet e para sipas tij janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.
Për pak minuta prokurori pritet të lëshojë urdhër për dërgimin e trupit të pajetë në obduksion.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sot ne orën 11:25. /Express