“Kemi arritur një marrëveshje me sindikatën e Trepçës. Për 5 dite e kemi pasur një grevë, mirëpo kemi arritur një marrëveshje. Si rezultat, në përfundim kemi gjetur një rrugë për t’i dhënë fund grevës dhe të dialogojmë”, u shpreh Lluka.
“Janë disa benifite të sigurimit shëndetësor, përfshirjen e disa aseteve shtesë si dhe po ashtu kemi krijuar një grup punues që do të trajtojë benefitet sociale. E gjitha kjo e kemi lënë një afat kohor për 90 ditë për të kryer detyrat tona si qeveri”.





