Site icon PrishtinaPress

Ndahen 70 mijë euro nga Qeveria për librin “Reçaku”

Një nga masakrat më të mëdha dhe më të tmerrshme të kryer nga okupatori serb në Kosovë është ajo e Reçakut.

Kjo ngjarje e alarmoi botën për rrezikun e shfarosjes së popullatës civile në Kosovë nga Serbia.

E të dielën më 15 janar, bëhen 24 vjet nga kjo ngjarje e rëndë.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria ndau 70 mijë euro për librin “Reçaku”, të ish-shefit të misionit të OSBE-së. William Walker.

Në këtë libër ai përshkruan ngjarjen nga këndvështrimi i tij si ish-shef i misionit të OSBE-së./Prishtinapress/

Exit mobile version