Site icon PrishtinaPress

Al Nassr sqaron gjithçka rreth kontratës së Ronaldos

Cristiano Ronaldo mori vëmendjen e botës me transferimin e tij në Arabinë Saudite te klubi i Al-Nassr, duke firmosur një kontratë që e bën atë lojtarin më të paguar me 200 milionë euro në sezon.

Gjithashtu u përfol se ai do të bëhet edhe ambasador për të bërë të mundur që Arabia Saudite të organizojë Botërorin në vitin 2030.

Për sa i përket kësaj të fundit, ishte vetë Al-Nassr që ka zgjedhur të përgjigjet, duke shuar çdo spekulim dhe duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

“Al Nassr dëshiron që të qartësojë për mediat se kontrata e Cristiano Ronaldos me Al Nassr nuk përfshin asgjë për sa i përket Kupës së Botës. Fokusi i tij i vetëm është te Al Nassr dhe të punojë me shokët e tij të skuadrës për të ndihmuar klubin që të arrijë suksesin”, shkruante klubi arab./Prishtinapress/

Exit mobile version