Kryeministri Isa Mustafa thotë se treni u ndalua në bazë të ligjit të policisë së Kosovës dhe nuk kishte urdhër as nga ai e as nga Presidenti Hashim Thaçi.
Kryeministri Mustafa nuk ka dashur të saktësoj se kush ka dhënë urdhër për ndalimin e trenit.
“Urdhër s’ka dhanë askush aty për me e ndalë sepse është çështje e policisë që policia të vendosë mbi bazën e ligjit”, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së.
Ndërkohë Presidenti Thaçi, kishte thënë në emisionin ‘Komiteti’ se po të mos ishte ai, treni ilegal i Serbisë do të futej në Kosovë.
“Po do të futej”, ka thënë Thaçi.