Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është ndier i zhgënjyer dhe i befasuar nga deklarata të ish-nënkryetarit të parë të LDK-së Eqrem Kryeziu, ku ky i fundit kishte thënë se nuk do t’ia jap votën LDK-së.
Gecaj përmes një postimi në Facebook, ia ka kujtuar Kryeziut se “LDK është shumë më e madhe se të gjithë ne së bashku”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Gecajt:
“Eqrem Kryeziu: Nuk e votoj LDK-në!
Z. Kryeziu, me gjithë respektin dhe marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira që kam pasur dhe shpresoi t’i kem edhe në të ardhmen me ju, nuk mundem pa e thënë se deklarimi juaj më befason dhe më zhgënjen pa masë, sepse vërtetë tingëllon si ajo thënia popullore, “për inat të resë, më vdektë djali”. LDK është shumë më e madhe se të gjithë ne së bashku, prandaj asnjë individ dhe asnjë arsye nuk guxon të na dëshpëroi apo të na largoi nga ajo kala e LIRISË, PAVARËSISË dhe DEMOKRACISË” (sic.), ka shkruar Gecaj.