Site icon PrishtinaPress

Mustafa i përgjigjet Abazit: Le të shkojë te mjeku të kontrollohet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas deklaratës së Haki Abazit, i cili ka thënë se Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria për shkak se ai ka njohuri për vdekjen e Ahmet Krasniqit.

Mustafa ka deklaruar se Abazi duhet të kontrollohet tek mjeku.

“Le të shkoj tek doktori, të kontrollohet. Unë nuk jam mjeku i tij”, ka thënë Mustafa, për Klan Kosova.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i LVV, ka thënë se Isa Mustafa ka njohuri për vrasjen e Ahmet Krasniqit, prandaj duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…”.

Exit mobile version