Site icon PrishtinaPress

Mufail Limani i reagon Surroit pse e mbrojti Shefqet Krasniqin

Analisti Mufail Limani ka reaguar ndaj një teksti të Veton Surroit, i cili vihet në mbrojtje të Shefqet Krasniqit dhe deklarimeve të tij dhe aktakuzën e Prokurorisë.

Sipas Limanit, Veton Surroi ka dalë në mbrojtje të Shefqet Krasniqit pasi është i helmuar dhe i verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja.

“Vertete per keqardhje ky lloj “rezonimi” i shtrire ne nje keso rrefenje politike me figura e figureza pseudoletrare e pseudojuridike, ku nuk shihet gje me shume se edhe nje autoportret i radhes- i nje personi te helmuar e verbuar nga urrejtja dhe hakmarrja. Dhe, po te me thoshte kush para nje, dy ose tri dekadash se nje dite dikush si “Veton Surroi” do i del krah edhe dikuj si “mulla Shefqeti”, ne vlugun e betejave te tija te perhershme dhe shpesh edhe te drejta politike, do e merrja si dicka qe, thjeshte, nuk mund te ndodh…”, ka shkruar Limani, i cili është edhe Drejtor i RTK’së.

“Po, kalbja eshte nje si proces i natyres se disa gjerave dhe te vete njerezve te te gjitha sojeve, ne horizontin e kohes. Por, kjo eshte Teper”, ka shkruar më tej Limani, duke sqaruar se postimi i tij është shënim personal.

Surroi shkruan, në kolumne,se Prokuroria pranon se nuk ka prova për thirrje të drejtpërdrejtë të Shefqet Krasniqit për veprime terrorizmit, por cek se ka prova për veprim të zhdrejtë të tij në fjalimet publike.

“Në aktakuzën kundër Krasniqit nuk ekziston as edhe një dëshmi me të cilën do të vërtetohej se ai ka ftuar ndokënd të kryejë akte terroriste. Nuk ekziston një dëshmi nga ligjëratat e tij publike e as ekziston dëshmi nga përgjimet elektronike. Përkundrazi, në provat e deklarimit të tij publik ekzistojnë prova se ka thënë se “nuk është farz (obligim fetar) me shku në Siri” dhe se “të rinjtë tanë nuk kanë obligim me shku në Siri”, shkruan ai.

Exit mobile version