Ajo po ashtu ka thënë se ky qëndrim i BE-së nuk ndryshon.
Madje ka potencuar faktin se nuk ka nevojë të bëhet më shumë e qartë që të kuptohet se BE-ja e ka seriozisht kur thotë se pa miratimin e demarkacionit nuk ka liberalizim vizash, transmeton lajmi.net.
“Dëshiroj të ju them shumë qartë, dhe nuk kam nevojë të bërtas që të dëgjohet pasi ka edhe shumë media që e përçojnë këtë mesazh, se miratimi i demarkacionit është kushti i vetëm për liberalizim vizash”, ka thënë Mogherini në një konferencë për media, pas takimeve që ka pasur me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.
Pra, ky ishte mesazhi më i qartë deri tash nga BE-ja për Kosovën dhe procesin e liberalizimit të vizave. Deri me sot, ka pasur mëdyshje nëse edhe pas ratifikimit të demarkacionit kosovarët do ta kenë kusht tjetër luftimin e korrupsionit që të lëvizin pa viza.
Tash i mbetet pozitës dhe opozitës që t’ia bëjnë siç është më së miri për kosovarët që mos të mbesin të izoluar edhe për një kohë të gjatë për shkak të demarkacionit. /