Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nga sot do të fillojë me lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri.
Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentë-shoferët e rinj.
Ceremonia do të mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.