Site icon PrishtinaPress

Haradinaj u dërgon letër liderëve: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas AAK’së, LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme, më konkretisht renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si orientim”.

Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar udhëheqësit e partive politike se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthej në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.

Gazeta Express ka siguruar letrën e Haradinajt për liderët, ku ai paralajmëronte ata kundër ndryshimeve ndaj marrëveshjes, që ai e ka quajtur “përfundimtare”.

Mirëpo ndaj kësaj akuze ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se nuk është ndryshuar marrëveshja, është po e njëjta e nënshkruar më 22 mars.

 

 

 

 

Exit mobile version