Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të dobët shiu.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-38 km/h.
Sipas MeteoKosova temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.