Site icon PrishtinaPress

Deda: Franca dhe Gjermania e bënë të qartë, pa Asociacion s’ka anëtarësim në Këshillin e Evropës

Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se edhe Franca edhe Gjermania, e bënë të qartë se Kosova, pa themelim të Asociacionit s’ka anëtarësim në Këshill të Evropës.

Këtë Deda e tha në Rubikon, ndërsa u shpreh se Këshilli i Evropës, është një paradhomë për integrim evropian, sepse është institucioni më i vjetër evropian ku matet sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut.

”Është edhe një prej kritereve për anëtarësim në BE, dhe në fund mos t’na duket ëndërr ai  anëtarësim sepse Mali i Zi në 2028-ën ka mundësi të anëtarësohet. Ata ndërmorën hapa që plotësojnë kushtet e BE-së, dhe ata në fund të vitit vetëm mund t’i mbyllin të gjithë kapitujt negociues dhe datën e kanë në 2028-ën”. ”Mali i Zi, që është kojshi i Kosovës. E ne merremi a ta dërgojmë Asociacionit apo jo”.

Exit mobile version