Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike sikurse dje do të vazhdojë edhe sot, përpos që në fushat termike do të ketë rritje dhe reshjet do të jenë më të kufizuara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.
Nga dita e premte siç parashikohen të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë celsius.