Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot jo stabil edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, me reshje më të kufizuara shiu.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius