Mot i qëndrueshëm dhe me diell gjatë fundjavës, temperaturat deri në 33°C

Kosova gjatë fundjavës do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të cilat pritet të paraqiten kryesisht në zonat malore.

Të shtunën, 15 gusht, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë në 28–32°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Të dielën, 16 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë 10–14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 28–33°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Sipas parashikimit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, megjithatë gjatë orëve të mesditës temperaturat deri në 33°C mund të shkaktojnë ngarkesë të shtuar termike.

Në aspektin agrometeorologjik, kushtet pritet të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Megjithatë, temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujë, veçanërisht te kulturat perimore, misri dhe pemëtoret.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img