Martin Montoya ka zbuluar se ku dëshiron të transferohet Neymar.
Martin Montoya njihet si shok shumë i ngushtë i Neymarit, andaj ai ka zbuluar se e dëshiron rikthimin te Barcelona.
“Nuk e di, mendoj se është e vështirë të ndodh, por jo e pamundur”, ka thënë Montoya, përcjell “lajmi.net”.
“PSG është klubi i shkëlqyer, por në futboll gjithçka mund të ndodh.
“PSG-ja ka paguar një shumë të majme, por Barcelona është e gatshme që ta paguaj të njëjtën, vetëm që ta rikthej Neymarin.
“Neymar e dëshiron rikthimin te Barcelona, sepse atje ishte shumë i kënaqur dhe kaloi tri vite të mrekullueshme”, ka shtuar më tej Montoya.